Familja tha se u rrëmbye, 31-vjeçarja kosovare thotë se iku me dëshirë tek i dashuri i saj

April 12, 2023

Mediat gjatë ditës së djeshme kanë raportuar për një rast të rrëmbimit që ka ndodhur në fshatin Mogillë të Kllokotit, ku një person dyshohej se kishte marrë me dhunë ish të dashurën e tij dhe ishin larguar në drejtim të panjohur.

Sinjali mëson se i dyshuari dhe viktima janë paraqitur dje në stacion policor, ku janë deklaruar lidhur me rastin dhe kanë pohuar se janë në lidhje dashurie që 6 vite.

Bazuar në dëshminë e 31-vjeçares, familja e saj ka deklaruar rrejshëm se kinse ajo është rrëmbyer, për shkak se nuk pajtohen me martesën e saj me të dyshuarin.

Ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të kthehet në shtëpinë e saj dhe ka shkuar të jetojë me të dashurin e saj në shtëpinë e tij.

Previous Story

Imer Mushkolaj pas sulmit ndaj Valon Sylës: I trishtuar kur shoh njerëz që përkrahin dhunën dhe bëjnë thirrje për vrasje

Next Story

Grubi: Me ndryshimet ligjore korridori 8 dhe 10D do të ndërtohet më shpejtë dhe më lirë

Latest from Blog

Go toTop