Familja gostivarase e cila u ndalua në Serbi falënderon ministrin Bujar Osmani për ndihmën dhe angazhimin e tij

August 25, 2023

Familja e të riut nga Gostivari që u keqtrajtua nga policia serbe në afërsi të Beogradit ka falënderuar publikisht ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani për angazhimin lidhur me rastin në fjalë.

“Falënderim publik. Familja Bajrami në mënyrë publike falënderon Ministrin e Jashtëm të RMV Bujar Osmani dhe gjithë kabinetin e tij për angazhimin maksimal dhe korrekt për ndodhin që i ndodhi djalit tonë në Serbi”, ka shkruar në rrjetin social në facebook familjari.

Afër Beogradit, është ndaluar vetura e shqiptarit nga Gostivari dhe të njejtin e kanë marrë në stacion të policisë vetëm sepse djali i vogël ka pasur bluzë me shqiponjë.

Previous Story

Ahmeti takon Escobar: Kemi mbështetjen e SHBA-ve për ndryshimet kushtetuese, drejt integrimit të vendit në BE

Next Story

Nuhiu ironizon me Kasamin: Dëshrion ta arrestojnë, me u dukë pak sikur Kurti

Latest from Blog

Go toTop