“Faleminderit për ftesën”, presidenti austriak flet shqip në Kuvendin e RMV-së

March 29, 2023

Presidenti austriak, Aleksander van der Bellen ka qëndruar sot për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë vizitë ai ka takuar krerët më të lartë të institucioneve po edhe presidentin Pendarovski.

Aleksander Van der Bellen takoi edhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi po edhe mbajti fjalim para deputetëve të Maqedonisë së Veriut.

Në fjalimin e tij, presidenti austriak ka folur në gjuhën maqedonase po edhe në gjuhën shqipe.

“Falemderit për ftesën”, tha ai para deputetëve, por dhe para presidentit, kryeministrit, ministrave, e krerëve të institucioneve fetare të cilët kishin ardhur për ta dëgjuar fjalimin e tij ceremonial në Kuvendin e Maqedonisë.

Fjalimin e Van der Bellen e kanë ndjekur edhe shumica e përfaqësuesve të ambasadave që janë të vendosura me zyra në vendin tonë./indeks.mk/

https://fb.watch/jzUtouSzON/

Previous Story

Van der Bellen: Le të punojmë së bashku për pranimin e hershëm të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE

Next Story

Bekteshi: Të premten ose të dielën do ta informojmë publikun se cilat fruta dhe perime do të kenë ngrirje çmimi

Latest from Blog

Go toTop