Sot në krye të Kuvendit Komunal të Tuzit , pas zgjedhjeve të 5 marsit , e në pajtim me Marrëveshjen parazgjedhore të ASH , LDSH dhe UNSH , që bëjnë Forumin Shqiptar (FSH) , është zgjedhur kandidati ynë , z. Fadil Kajoshaj.
Ai ka marrë perkrahjen tonë dhe të FSH i cili ka shumicën absolute në Kuvend , si person i cili është dëshmuar si udhëheqës i shkathtë i punës së Kuvendit edhe në mandatin e shkuar , gjë që e ka rekomanduar për ta udhëhequr atë edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
UNSH dhe unë personalisht si kryetar i tij , i urojmë Fadilit tonë fat e shëndet të mirë , të bindur se profesionalizmi dhe patriotizmi i tij do të forcojnë ecjen e Malësisë në krye me partitë shqiptare , të mbledhura në Forumin Shqiptar, është shprehur kështu Dinosha.
Urimi i Gjeloshajt
Urime Fadil Kajoshaj zgjedhjën në detyrën e kryetarit të Kuvendit të komunës së Tuzit!
Forumi shqiptar si subjekti më i madh shqiptar, do të fitojë edhe në zgjedhjet parlamentare tek elektorati shqiptar dhe sikur në zgjedhjet lokale në Tuz, do të pastrojë skenën politike shqiptare.
Më 11 qershor në zgjedhjet parlamentare të vazhdojmë punën e filluar në faktorizimin e shqiptarëve me përfaqësues të denjë e jo me parazita që punojnë vetëm për vetën e tyre, dhe dëshmia që ne ju përfaqësojmë më së miri janë gjithë ky përfaqësim dhe investime nga Qeveria në zonat ku jetojnë shqiptarët.
Nik Gjeloshaj
https://www.facebook.com/photo/?fbid=753651702814011&set=a.347196493459536