Euro 24/ Kreu i Federatës Serbe: Dashtë zoti Shqipëria të mos jetë në grupin tonë!

November 27, 2023

Reprezentacioni i Serbisë në futboll është kualifikuar në Euro 2024 që do të zhvillohet në Gjermani dhe tani sikur të gjithë kombëtaret tjera që janë kualifikuar, po presin shortin që do të zhvillohet në Hamburg, më 2 dhjetor.

Për këtë ka folur kryetari i Federatës Serbe, Dragan Xhajiq, duke treguar se cilët janë kundërshtarët e padëshiruar në kampionatin evropian.

“Të gjithë kemi të drejtë për të dëshiruar, por dëshira është ndryshe nga realiteti. Të gjithë tashmë janë kundërshtarë të vështirë. Mund të them se nuk e dëshirojmë Gjermaninë, Spanjën, Francën. Kundërshtarë të vështirë janë edhe Romania, mos dashtë zoti Shqipëria”, ka thënë mes tjash kreu i Federatës Serbe.

Previous Story

Nesër në Shkup, Akademi Solemne për Ditën e Flamurit nën përkujdesjen e Ali Ahmetit

Next Story

Grubi: Samiti i OSBE-së kthen Shkupin në kryeqendër të politikës botërore

Latest from Blog

Go toTop