Është bërë i pasur si futbollist, por David Silva po bëhet edhe më i pasur si biznesmen

David Silva nuk ka pasur kurrë nevojë të flet shumë për vetën e tij, pasi ai gjithmonë ka lejuar cilësinë e tij të flasë.

Dhe tani, duket se ish-mesfushori i Manchester Cityt po i përdor fjalët për biznesin e tij, si një prodhues i verërave në Spanjë.

Silva u largua nga City në verën e vitit 2020 – me katër medalje të Ligës Premier – por ai ende po jep asistime për Real Sociedadin në La Liga.

Klubi bask ka shijuar një sezon fantastik në La Liga, aktualisht duke u përpjekur të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe Silva ka nënshkruar një zgjatje të kontratës deri në qershor 2024.

Por, spanjolli ka ende një shikim në të ardhmen e tij afatgjatë, edhe nëse kjo do të thotë të injorojë rrugën e shtruar mirë drejt profesionit ose stërvitjes. Në vend të kësaj, ai po shkon drejt prodhimit të verës.

Katër vjet më parë, Silva bashkoi forcat me prodhuesin e verës Jonatan Garcia dhe hapi biznësin e tij të quajtur Bodega Tameran, e cila është e vendosur në Ishujt Kanarie.

Sipas AS, biznesi tashmë po rezulton ‘fitimprurës’ për fituesin e Kupës së Botës së vitit 2010.

Garcia u pyet së fundmi për punën me Silvën dhe nëse pasioni i tij për futbollin po shuhet.

“Po, ai është një fanatik (i verërave)”, deklaroi Garcia. “Ai është obsesiv. Kur bën diçka ai dëshiron të jetë më i miri. Është e njëjta gjë me futbollin”.

Silva ka folur për verën që prodhon dhe se si përfundoi në këtë industri në një intervistë për Expansion: “Mbi të gjitha, ato janë verëra që do t’ju tregojnë se nga janë, do ta dini se janë nga Ishujt Kanarine”.

“Këtë botë e zbulova disa vite më parë në mënyrën e zakonshme: fillon të shkosh me kolegë pak më të mëdhenj, e provon, të pëlqen, dashurohesh në të”. /Telegrafi/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.