Erkan Arifi: Punohet në ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në Likovë

Në komunën e Likovës tashmë e një kohë intensivisht po punohet në ndërtimin e rrejtit të ujësjellësit për banorët e kësaj komune. Pas disa vitesh punë në ndërtimin e rrjetit primar nëpër të gjitha fshatrat, si dhe ndërtimin e filter stacionit për pastrimin e ujit, tashmë u ka ardhur rendi punimeve të ndërtimit të rrjetit sekondar të ujësjellësit.

Në një prononcim për TVM2, kreu i Komunës së Likovës, Erkann Arifi, theksoi se jemi në proces të realizimit të disa projekteve të cilat janë jetike si dhe shumë të rëndësishme për banorët e komunës tonë, duke filluar nga ujësjellësi i cili është një projekt kapital dhe një nga më të rëndësishmit.

“Jemi duke realizuar punimet e ujësjellësit sekondar në fshatin Nikushtak dhe fshatin Vishticë, gjithashtu jemi në proces të pjesës administrative për ndërtimin e rezervuarit prej 1 mijë kubikësh për të gjitha vendbanimet e komunës së Likovës, poashtu jemi në proces e sipër sa i përket anës administrative për ti filluar punët ndërtimore të ujësjellësit në rrjetet sekondare në fshatin Vaksincë ku kemi paraparë rregullimin e tërë rrjetit sekondarë, rezervuari kryesor i fshatit, poashtu do të ndërtohet rezervuar i ri në fshatin Sllupçan, kemi parapa ndërtimin e rrjetit sekondarë dhe rezervuarin në fshatin Opajë, jemi në perfundim e sipër të ndërtimit të rezervuarit në fshatin Orizare, si dhe rrjetin e tërësishëm dhe rerzervuarin në fshatin Hotël, kështu dal ngadalë do ta rrumbullaksojmë këtë projekt i cili është kapital dhe i rëndësishëm për banorët e komunës tonë”, ka deklaruar kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi, përcjell Indeks.mk

Vlen të theksohet se rrjeti i ujësjellësit është një ndër projektet kapitale, që po realizohet viteve të fundit në të gjitha vendbanime e Komunës së Likovës.

Share

Go toTop