Erkan Arifi: Dëshmorët i kujtojmë me krenari, punojmë për të jetësuar amanetet e tyre

May 2, 2023

Kryetari i Komunës së Likovës Erkan Arifi në Manifestimin tradicional ‘Zona e lirë në Karadakun e pamposhtur” në Sllupçan u shpreh se më 2 maj nisi rrugëtimi i shqiptarëve për fitimin e të drejtave të tyre.

‘Populli ynë ka një histori të begatshme, e kemi dëshmuar këtë dhe në vitin 2001, kur më krismat e para nga kjo brigadë nisi rrugëtimi për lirinë dhe të drejtat e shqiparëve në Maqedoninë e Veriut. Nuk harrohen kurrë heronjtë, dëshmorët, gratë, fëmijët, pleq e plaka që I bënë ballë asaj rezistencë dhe fituam lirinë dhe të drejtat e merituara. Sot I kujtojmë me krenari, ndërsa ne plotësojmë amanetin e tyre me punë të mira”, deklaroi Arifi.

Previous Story

Me korridoret 8 dhe 10D bëhet realitet kërkesa e Odës së ndërtimtarisë për lidhjen me portet e Durrësit dhe Burgasit

Next Story

Ali Ahmeti nga Sllupçani: Për flamur e gjuhë amëtare, zgjohen prapë dhe dëshmorët ndër varre!

Latest from Blog

Go toTop