Erdogan: Izraeli të ndalojë menjëherë sulmet në Rripin e Gazës

October 28, 2023

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i ka bërë thirrje Izraelit që “të dalë menjëherë nga çmenduria dhe të ndalojë sulmet e tij” në Rripin e Gazës.

“Bombardimet izraelite në Gaza, të cilat u intensifikuan mbrëmë, kanë shënjestruar sërish gratë, fëmijët dhe civilët e pafajshëm, duke thelluar krizën humanitare”, tha ai, shkruan Al Jazeera.

Forcat izraelite deklaruan se në një nga netët më intensive të bombardimeve deri më tani, ka goditur 150 objektiva nëntokësore në pjesët veriore të Gazës, duke përfshirë ato që i quajti “tunele terroriste, hapësira luftarake nëntokësore dhe infrastrukturë shtesë”.

Izraeli tha gjithashtu se një komandant i lartë i Hamasit, i quajtur Asem Abu Rakaba është vrarë. Sipas Izraelit, ai kishte qenë përgjegjës për sulmet e 7 tetorit, kur u vranë 1,400 njerëz në Izrael.

Previous Story

Kina do të ofrojë rreth 2 milionë dollarë ndihmë humanitare për Gazën

Next Story

Studimi i ri/ Reduktojeni sa më parë, pornografia ndikon negativisht në jetën tuaj

Latest from Blog

Go toTop