Enver Idrizi, legjenda e karates, fituesi i shumë medaljeve

August 3, 2023

Gjitha sfidat e tij ishin të suksesshme,ai asnjëherë nuk na zhgënjeu në garat e ndryshme që u paraqit ndërvite,në shtete të ndryshme të botës.

Kudo që shkoi kishte lënë mbresa të mira,sukseset e tij nuk u ndalën në asnjë çast,duke bërë krenar çdi shqiptar kudo që jetonte.

Enver Idrizi, një emër i madh tashmë i sportit të karates,ka lënë gjurmë në këtë sport.

Përpos sukseseve të tij të mëdha në sportin e karates,ai nuk u ndal asnjëherë duke kontribuar për shqiptarët,kudo që jetojnë ato,sidomos për Kosovën.

Në asnjë moment të vetëm nuk ndalet edhe sot duke bërë çmos të sjellë investitor të ndryshëm nga vende të ndryshme të botës,vetëm e vetēm që vendi ynë Kosova të zhvillohet më shumë e më shumë.
Pavarësisht që mundësit i ka për të zgjedhur për të pushuar në vendet më të bukura të botës,ai ka përzgjedhur që këto muaj të nxehtë të verës të qëndroj në Kosovë.

Njerëz të tillë si Enveri urojmë që të shtohen në kombin tonë,kontribues të pandalshëm dhe të suksesshëm kudo që i’a kanë mësyer.

Previous Story

Tuneli afër kufirit në Bllacë, Grubi: Asfaltimi i njërës korsi përfundon të hënën

Next Story

Zbulohet ilaçi që vret të gjitha tumoret kancerogjene

Latest from Blog

Go toTop