Thomas Tuchel u zyrtarizua të martën si trajner i Anglisë.
Ardhja e gjermanit në stolin e Tre Luanëve bëri bujë edhe në vendlindjen e tij, por edhe në ishull.
“Asnjë kombëtare futbollistike nuk i ka shkaktuar Anglisë më shumë dhimbje në dekadat e fundit se sa Gjermania”, ka thënë korrespondenti Sven Haist për Suddeutsche Zeitung. Ndërkaq tani, kërkesa e Tre Luanëve për kurorën më të madhe të këtij sporti “supozohet të përmbushet – prej krejt njerëzve të mundur – nga një trajner gjerman”.
Bildi madje ka goditur edhe më fort, shkruan the Guardian. “Mëmëdheu i futbollit po merr një Papë gjerman. Stepëse”.
Mirëpo, edhe anglezët nuk është që e kanë pritur të gjithë me krahë të hapur. Daily Mail madje shkoi aq larg duke thënë që kjo është“ një ditë e errët për Anglinë pasi Tre Luanët vënë BAST te një gjerman”,