Elon Musk duke puthur robotë, fotot bëhen virale

May 22, 2023

Fotot e Elon Musk duke u puthur me një robot femër po bëjnë xhiron e internetit.

Themeluesi i kompanive “Tesla” dhe “SpaceX” shihet me disa modele, që “janë robotë të dizajnuar me inteligjencë artificiale, me personalitet dhe karakteristika të femrës që gjithmonë ka ëndërruar”, sipas drejtorit të një firme ndërtimi, David Marven.

Ai shtoi se roboti punon me energji diellore dhe nuk ka nevojë për karikim.

Por, më pas sqaroi se fotot e çuditshme janë bërë duke përdorur inteligjencën artificiale.

“Qëllimi i këtij postimi është për të bërë të qartë rreziqet e inteligjencës artificiale”, shkruan në fund të postimit David Marven.

Previous Story

Si po përdoret feja nëpërmjet Kishës ortodokse, për përhapjen e dezinformatave në Ballkan

Next Story

Eli Fara festoi ditëlindjen, por vajza e saj mori gjithë vëmendjen (Foto)

Latest from Blog

Go toTop