“El Clasico” e basketbollit, Trepça – Sigal Prishtina në Artmotion

October 6, 2024

Në orën 17:15, në palestrën sportive “Minatori”, do të luhet “El Clasico” e basketbollit.

Trepça dhe Sigal Prishtina, do të jenë përballë njëra-tjetrës në supersfidën që transmetohet në platformën më të madhe televizive në vend, Artmotion.

Të dy skuadrat në tri xhirot e para kanë nga dy fitore e një humbje.

Mitrovicasit në edicionin e fundit fituan katër trofe, ku pikërisht në finalen e Superkupës shënuan fitore ndaj Sigal Prishtinës.

Java e katërt do të mbyllet me takimin ndërmjet Bashkimit dhe Borës.

Prizrenasit janë skuadra e vetme pa humbje me tri fitore, kurse prishtinasit të vetmit pa fitore me tri humbje në tri xhirot e para.

Previous Story

“Gladiatorët” e futbollit kosovar ballafaqohen sot në Podujevë

Next Story

Sot i jepet lamtumira e fundit vajzës 14-muajshe, që ndërroi jetë në Spital

Latest from Blog

Go toTop