Ekspertja serbe e drejtësisë: Radoiçiq mund të ekstradohet në Kosovë, presidenti nuk është kompetent!

October 10, 2023

“Presidenti i shtetit nuk është kompetent për ekstradim, kjo është punë e gjykatës dhe e Ministrisë së Drejtësisë”, ka thënë profesoresha e drejtësisë, Vesna Rakiq Vodinelilq, në lidhje me deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se nuk do ta ekstradojë autoriteteve të Kosovës ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili ka pranuar se kishte marrë pjesë në sulmin terrorist dhe vrasjen e një polici në Banjskë

Rakiq Vodinelliq ka thënë për gazetën serbe“Danas”se në vendet demokratike presidenti nuk mund të pengojë ekstradimin.

“Millan Radoiçiq mund të jetë i afërm i presidentit dhe Zoti e ndihmoftë, kjo përsëri nuk ndikon në ekstradim dhe nuk mund ta pengojë këtë”, ka thënë Rakiq Vodinelliq.

Rakiq Vodinelliq ka thënë se ekstradimi është i pamundur në vendin ku i pandehuri duhet të ekstradohet, nëse ai vend nuk është njohur.

“Serbia zyrtare nuk e njeh Kosovën duke e konsideruar atë si pjesë “e territorit të saj”. Në këtë rast duhet të zbatohen normat e juridiksionit vendor të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Serbisë, sipas të cilave juridiksion primar për të akuzuarin është gjykata në territorin e së cilës është kryer vepra penale, pra kjo duhet të zbatohet në gjykatën e Mitrovicës. Kjo nuk do të ishte ekstradim, por zbatim”, ka përfunduar Rakiq Vodinelliq.

 

Advertisement
Previous Story

Mirlind Daku mbanë premtimin! Bashkëshortes së heroit, Agim Ramadani ia dhuron fanellën e Kombëtares

Next Story

Besimi u takua me anëtarët e Këshillit Fiskal, pas seancës konstituive të këtij organi të ri të pavarur

Latest from Blog

Go toTop