Ekspertja Amerikane e Sigurisë, Stradner: Edhe pas tri dekadave njerëzit e Millosheviqit ende në pushtet, duke përfshirë Aleksandar Vuçiq!

Ekspertja amerikane e Sigurisë, Ivana Stdradner, që kontribuon në Fondacionin në Mbrojtje të Demokracisë, ka kujtuar kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Në llogarinë e saj në Twitter, Stdradner tha se Millosheviq pikërisht në korrik të vitit 1997 u bë President i Republikës Federale të Jugosllavisë, e kjo tani ditë ëshë e zezë për Serbinë.

Megjithatë, thekson se tre dekada më vonë, njerëzit e Millosheviqit janë ende në pushtet, duke përfshirë mentorin e tij, Aleksandar Vuçiq.

“Në korrik të vitit 1997 Sllobodan Millosheviq u bë President i Republikës Federale të Jugosllavisë dhe në këtë ditë ai bëri betimin. Sot është një ditë e zezë për Serbinë. Tre dekada më vonë, njerëzit e Millosheviqit janë ende në pushtet, duke përfshirë të mentoruarin e tij Aleksandar Vuçiq”, shkroi ajo.

Stdradner, pati reaguar edhe për qindra mijëra llogari të rreme serbe në Twitter, për të cilat thotë se janë të lidhura direkt me partinë e Aleksandar Vuçiqit.

Ajo tha se këto llogari të rreme kanë lidhje me Qeverinë e Serbinë dhe se promovojnë narrativa pro-ruse.

“Zbulohet lista me gati 15,000 llogari të rreme serbe [në Twitter]. Pjesa më interesante është se lista përmban edhe emra të vërtetë dhe informacione për çdo llogari të rreme”, shkruan Stradner.

“Dua të theksoj se këto llogari janë të lidhura me partinë SNS të Vuçiqit… Ato janë të ngathëta e lehtësisht të zbulueshme dhe shërbejnë për qëllime të brendshme”, tha ekspertja Stdradner./Telegrafi/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.