Eksperti i kërkimit flet pas lajmit për vdekjen e personave që ishin në nëndetësen e zhdukur në Oqeanin Atlantik

Të pesë personat në bordin e nëndetëses së zhdukur Titan besohet se kanë vdekur, tha në një deklaratë kompania që operon atë.

Dhe David Russell, nga Marina Mbretërore i cili ndihmoi në kërkimin e nëndetëses së zhdukur Kursk në vitin 2000, ka thënë për Sky News se një shpërthim i nëndetëses do të thotë se jetët e atyre në “kapsulë” do të kishin humbur “menjëherë”.

“Njerëzit do të duan të dinë se çfarë ndodhi me dështimin e kësaj zhytëse, e cila unë e kuptoj se kishte funksionuar në atë thellësi shumë herë. Mund të jetë që ne duhet të dimë natyrën e dështimit për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë më”, ka thënë më tej ai.

Russell shtoi se ka të ngjarë që ata që kryejnë operacionin e shpëtimit do të duan të rikuperojnë sa më shumë nga nëndetësja që të jetë e mundur për të zbuluar se si ndodhi shpërthimi.

Ndërsa eksperti i kërkimit dhe një mik i dy prej pesë personave të ekuipazhit të Titan, David Mearns, ka thënë për BBC se ky “është rezultati më i keq i mundshëm” – pas njoftimit se pesë personat kanë vdekur.

“Sinqerisht, kjo është ajo që kisha frikë kur mora telefonatën e parë”, thotë ai.

Ai shpjegon se ata në komunitetin e detit të thellë i kuptojnë rreziqet e një ekspedite si kjo, por kur merr një lajm të tillë, të godet rëndë – veçanërisht kur është një mik.

“Të dëgjosh që një baba dhe bir po bënin këtë zhytje në Ditën e Babait është gjithashtu e dhimbshme, apo jo?”.

Ndryshe, një anije zhytëse që kishte pesë turistë – në një udhëtim të thellë në oqean për të parë rrënojat e Titanikut – u zhduk të dielën, duke nxitur një përpjekje të madhe kërkimi.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.