Ekskluzive/ Zguro firmos me Strugën, zyrtarizimi të hënën

Struga përmbylli një sezon fantastik duke shkruar historinë me fitimin e titullit kampion. Skuadra e drejtuar nga tekniku kryeqytetas Shpëtim Duro fitoi duelin me dy ekipet e tjera shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Shkëndija e Tetovës dhe Shkupi.

Së fundmi, Struga ka nisur nga puna për sezonin e ri teksa ka njohur edhe kundërshtarin në fazën e parë të Champions League, aty ku do të përballet me ekipin e Zalgiris. Skuadra e Shpëtim Duros synon të avancojë më tej dhe drejtuesit kanë nisur nga puna për të afruar elementë cilësorë që njihen edhe nga tekniku kryeqytetas.

Pas zyrtarizimit të Mentor Mazrekajt, SuperSport mëson se Struga ka arritur marrëveshjen me Vangjel Zguron. Mbrojtësi ka një eksperiencë të madhe pasi ka luajtur me disa ekipe në kampionatin shqiptar si Kukësi, Skëndërbeu, Luftëtari, Pogradeci, Kamza, Korabi dhe së fundmi Bylis.

Gjithashtu, 30-vjeçari ka patur edhe dy eksperienca në Amerikë me skuadrat e Tulsa dhe Red Wolves. Zguro do të zyrtarizohet të hënën si lojtari më i ri i kampionëve të Maqedonisë së Veriut dhe do të vihet menjëherë nën urdhrat e teknikut Shëptim Duro.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.