Ekskluzive/ Walid Hamidi nga Çairi, mund të përfundojë në Indonezi

June 13, 2023

Ekipi indonezian “Persis Solo” si duket është tejet e interesuar për të angazhuar sulmuesin e krahut të skuadrës nën kampion, F.C. Shkupi, Walid Hamidi.

Për kalimin e Hamidit nga Shkupi në Persis, ka njoftuar portali “tribunnews.com”.

“Walid Hamidi sigurisht që mund të sillet lehtësisht nga Persis Solo në Ligën 1 të ardhshme 2023. Persis Solo me siguri do të marrë një avantazh të dukshëm nëse e sjell Walid Hamidin në Ligën 1 2023 më vonë. Arsyeja është se Walid Hamidi, i cili mund të luajë si anësor i djathtë, mesfushor sulmues, mbrojtës i majtë, mund të shtojë thellësinë e skuadrës së Persis Solo”, thuhet në shkrimin e tribunnews.   

Por, se kjo ekip interesohet për angazhimin e fantazistit nga Algjeria, vërehet edhe në komentet që vet futbollisti i merr në rrjetet sociale.

“Eja në Persis vëlla”, thuhet në një koment.

Ndryshe, Hamidi me Shkupin sezonin e fundit ka zhvilluar 27 ndeshje kampionale dhe ka arritur të shënojë 5 gola e ka regjistruar 7 asiste./indeks.mk

Previous Story

Nikollovski: Ahmeti lider i vërtetë, Mickoski po punon kundër interesave shtetërore

Next Story

Baton Haxhiu: Kurti është një njeri i keq

Latest from Blog

Go toTop