Ekskluzive/ Voska Sport merret vesh me ish kapitenin e Shkupit, Besar Iseni, së shpejti edhe zyrtarizimi

Voska Sport, është ekipi shqiptarë që së fundmi u shpall kampion në ligën e dytë të RMV-së dhe s’bashku me Gostivarin dhe Vardarin do të garojë në ligën e parë.

Skuadra shqiptare buzë liqenit ka qenë shumë aktive dhe ka pësuar disa ndryshime, duke filluar nga trajneri për të vazhduar edhe me futbollist.

Indeks.mk ekskluzivisht mëson se lojtari i rradhës që do ti bashkohet, skuadrës së Voska Sport është mesfushori Besar Iseni, ish futbollisti i Shkupit, që së fundi ka qenë pjesë e Ferizajit në Superligën e Kosovës, por pasi kjo skuadër nuk siguroi vend në superligë, lojtari ka vendosur të ndryshojë ambient dhe të kthehet në Ligën e Parë të Maqedonisë ku përveç me Shkupin, ka luajtur edhe me Vardarin.

Kujtojmë, Voska Sport ditë më parë prezantoi, Fatih Ismailin që gjithashtu ka luajtur me Isenin te Shkupi po edhe një numër të madhë të futbollistëve me eksperiencë nga vendi po edhe rajoni.

Me këto përforcime, skuadra shqiptare nga Ohri tregon se do të jetë një kundërshtarë i fortë për të gjithë skuadrat që do të garojnë në ligën e parë në sezonin 2023/24./Indeks.mk/

Share

Go toTop