Ekskluzive/ Skenderbeu siguron shërbimet e sulmuesit kampion, Suhejl Muharemi

June 16, 2023

Ekipi i Skenderbeut nga Korça që këtë sezon siguroi rikthimin në Superligën shqiptare ka arritur të fitojë garën për sulmuesin e talentuar nga Shkupi, Suhejl Muharemi.

Për shërbimet e Muharemit në garë kanë qenë edhe disa skuadra tjera, por burime të sigurta të indeks.mk thonë se është vetë futbollisti ai që ka zgjedhur të sfidojë veten në Kategorinë Superiore me ekipin e Skendërbeut dhe brenda këtyre ditëve pritet edhe prezantimi zyrtarë.

Ndryshe, Suhejl Muharemi është futbollist i dalë nga akademia e F.C. Shkupit, skuadër me të cilën ka regjistruar edhe paraqitje në arenën ndërkombëtare. Sezonin e fundit, Suhejl Muharemi ka veshur fanellën e Struga Trim & Lum, skuadër me të cilën u shpall edhe kampion.

Suhejl Muharemi është vetëm 21 vjeçarë dhe luan në pozitën e sulmuesit të djathë. Ai me Strugën sezonin e fundit ka regjistruar 15 ndeshje, nga të cilat, 3 herë ka shënuar dhe 3 herë ka asistuar./indeks.mk/

Previous Story

Zhvishet Arbenita, tregon linjat trupore në bikini

Next Story

Në kuadër të PFD/ Ahmeti takoi edhe presidentin Begaj

Latest from Blog

Go toTop