Ekskluzive/ Drejtoresha Llalla me kallzim penal ndaj kryetarit të komunës së Tetovës Bilall Kasami

July 10, 2023

Drejtoresha e gjimnazit të Tetovës “Kiril Pejçinoviq” Teuta LLALLA ka deponuar pranë Prokurorisë së Tetovës Kallzim Penal ndaj kryetarit të komunës së Tetovës Bilall Kasamit. Ky është kallëzimi i dytë penal që drejtoresha Llalla ngre kundër Kasamit. Por çfarë thotë kallëzimi penal i deponuar më 7 Korrik 2023.

Në përputhje me dispozitat e nenit 18, paragrafi 1 të Kodit Penal , dorëzojmë Kallëzim penal Kundër:

Bilall Kasamit – Kryetar i komunës së Tetovës

Për shkak të dyshimit bazë që ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare të autorizimit sipas nenit 353, paragrafi 4 dhe 5 të Kodit Penal.
Gjatë muajit qershor 2023, Inspektorati Shtetëror i Arsimit i RMV-së konstatoi që me urdhër të Kryetarit të komunës së Tetovës (deklaratë e dhënë para medieve, pas publikimit të lajmit që nuk është miratuar llogaria vjetore e vitit 2022 e ShMK “Kiril Pejçinoviq” – Tetovë), si përfaqësues i personit juridik – Komunës së Tetovës, këshilli i komunës nuk e ka miratuar Planin financiar të dorëzuar nga shkolla me letër përcjellëse nr. 05-841, datë 23.11.2022, nga Teuta Llalla – drejtoreshë e ShMK “Kiril Pejçinoviq”. I njëjti këshill nuk e ka miratuar as Llogarinë përmbyllëse të vitit 2022 të të njëjtit subjekt.

Për shkak të bllokimit të dotacioneve bllok të paracaktuara për ShMK “Kiril Pejçinoviq” – Tetovë, subjekti i njëjtë u ka borxh furnizuesve gjithsej 6.625.349,00 denarë. Me bllokimin e mjeteve të lartpërmendura krijohet mundësi që të dëmtohet buxheti i RMV si dhe ndërpritet funksionimi normal i ShMK, ndërkaq të autorizuarit kryejnë veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare të autorizimit sipas nenit 353, paragrafi 4 dhe 5 të Kodit Penal.

Dëshmi: Procesverbali i Mbikëqyrjes së kryer inspektuese numër 09-126/1, datë 30.5.2023, IShA i RMV

Mbikëqyrja inspektuese ka KONSTATUAR që Kryetari dhe Këshilli kanë vepruar në kundërshtim me nenin 101 të Ligjit të Arsimit të Mesëm të RMV. Me veprimet e lartpërmendura, kanë kryer veprën penale për të cilën i kallëzojmë.Prokurorit themelor publik të Tetovës i propozojmë që, si kompetent për ndjekjen e kryerësve të veprave penale, me detyrë zyrtare, të ndërmarrë veprimet e nevojshme zyrtare, ndërkaq fillimisht të thirren të dyshuarit-akuzuarit dhe i dëmtuari, duke nxjerrë para tyre edhe dëshmitë materiale të propozuara, me ç’rast do të vërtetoheshin pohimet tona në këtë Kallëzim Penal.

Sipas burime tona dëmi që i është shkaktuar gjimnazit të Tetovës nga bllokimi i dotacioneve nga ana e Bilall Kasamit i kalon mbi 110 mijë euro, ku nga muaji Shkurt nuk janë paguar një sërë detyrimesh financiare si nafta për ngrohjen e shkollës, rryma elektrike, mirëmbajtja higjenike, uji, aktivitetet e ndryshme të karakteri garues ndërkombëtar, etj. Nga bllokimi i dotacioneve nga kryetari i komunës firmat e ndryshme me të drejtë kanë paralajmëruar procese gjyqësore dhe bllokim të xhiro-llogarisë së kësaj shkolle.
Këto financa janë të parapara në buxhetin shtetëror për shkollat dhe bie ndesh me ligjin ndalesa e tyre nga ana e kryetarit të komunës së Tetovës Bilall Kasami.
Pritet në ditët në vijim që të deponohen edhe dy kallëzime penale ndaj Bilall Kasamit ku nga ana e tij janë shkelur rëndë ligjet e RMV.
Siç dihet Bilall Kasami në fund të muajit Maj 2022 e shkarkojë Teuta Llallën nga posti i drejtoresh së gjimnazit, por inspektoriati i lartë i arsimit, komisioni i shkallës së dytë të qeverisë dhe gjykata administrative vërejti se shkarkimi ishte i padrejtë dhe kështu Teuta Llalla u rikthye në Korrik të 2022 përsëri në detyrën e drejtoreshës së gjimnazit. Ndërsa ministri i arsimit i mori kompetencat për një vit kryetarit të komunës Bilall Kasamit.

Previous Story

Rezervat devizore janë rritur me 15 milionë euro në qershor

Next Story

Edhe me “bërllokun” politikë “e lartë”!?

Latest from Blog

Go toTop