Ende pa mbushur 24 orë nga prezantimi zyrtar, shkupjani Ardian Nuhiu, ka filluar me punë për ndërtimin e një Shkëndije që do të ketë një skuadër konkurruese e të fortë për të fituar titullin kampion.
Indeks.mk raporton në mënyrë ekskluzive se emri i parë që Nuhiu sjell tek Shkëndija vjen pikërisht nga Kosova, respektivisht, Prishtina.
Endrit Krasniqi, mesfushori me tipare sulmuese do të jetë futbollisti i parë që vishet kuq e zi në epokën e Nuhiut dhe Bajramit.
Pikërisht, Krasniqi ka qenë ai që ka konfirmuar vet, edhe largimin nga Prishtina.
“Ka qenë kënaqësi të jem pjesë e Prishtinës. Kam kontratë deri më 30 qershor, por me shumë mundësi nuk do të jem më këtu. Shpresoj ta shoh sa më lartë klubin”, ka thënë Krasniqi,
Ai pritet të jetë zëvendësues për tashmë, ish kapitetin, Ferhan Hasani që në këtë fund sezon, u largua nga Tetova.
Siç merr vesh, indeks.mk, Krasniqi do të nënshkruaj kontratë dy vjeçare me ekipin tetovar dhe pritet të jetë ndër futbollistët më të paguar në skuadrën e trajnerit, Ardian Nuhiu.
Ndryshe, sipas statistikave të transfermarket, Krasniqi sezonin që lamë pas me Prishtinën ka zhvilluar 29 ndeshje dhe ka shënuar 9 gola e ka regjistruar edhe 6 asiste.