Ekskluzive/ Bekim Neziri kandidat me përkrahje të gjërë për kryetar të degës së Çairit

Ish ministri dhe kandidati për deputet nga radhët e Bashkimi Demokratik për Integrim, Bekim Neziri, njëherë edhe afarist i suksesshëm në disa sfera ndër vite, është i pari që ka shpallur kandidaturën për kryetar të degës së Çairit, vetëm disa ditë pasi integristët caktuan Ekrem Bunjakun si koordinatorë për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në degën e Çairit.

Neziri ka një biografi të gjatë politike dhe para se të konkurrojë për pozitën e të parit të Çairit, në vitin 2015-të ka qenë kryetar i shtabit zgjedhor komunal, kurse në periudhën 2014-2016, për dy vite radhazi ka udhëhequr me Ministrinë e Ekonomisë, raporton indeks.mk

Neziri konsiderohet si person i afërt me Kryetarin Ali Ahmeti por edhe me te dy krahët në BDI-në e Çairit.

Neziri gjithashtu ka qenë edhe shef i shtabit qendror zgjedhor dhe disa herë ka udhëhequr edhe zgjedhjet në Çair.

Ai në vitin 2020, gjithashtu ka qenë edhe kandidat për deputet nën logon e Bashkimit Demokratik për Integrim në zonën zgjedhore numër 3, rajonin e Velesit dhe Çashkës.

Ndryshe, BDI-ja vitin që lamë pas për herë të parë në skenën politike vendore ka përdorur parimin një anëtarë një votë. Ky parim do të përdoret edhe në degët ku pritet të ketë zgjedhje të brendshme në të cilat do të zgjidhen kryetarët e ri të degëve në prag të Kongresit të ardhshëm partiak që pritet të mbahet në vjeshtë të këtij viti./indeks.mk/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.