Sukseset në garat evropiane kanë bërë që për Ballkanin të flitet gjithandej në kontinentin tonë.
Kampioni kosovar është bërë sensacion i Ligës së Konferencës, ndërsa së fundmi e arriti një rezultat kulmor duke e mundur gjigantin ballkanik, Dinamo Zagreb, shkruan “Gazeta Express”.
Për këtë arsye, në prag të ndeshjes ndaj Astanas, e vlefshme për Grupin C në UEFA Europa Conference League, ekipi Portokalli është bërë pjesë e një reportazhi të UEFA TV, e ku protagonist është futbollisti i ekipit nga Suhareka, Nazmi Gripshi, i cili flet për arritjet e ekipit të trajnerit Ilir Daja, për komponimin e ekipit, për kalimin së bashku me shokët të sfidave, qofshin të mirave dhe të këqijave dhe për mbështetjen e tifozëve. /Gazeta Express/