Drejtori i Ndërmarrjes Publike për “Rrugë Shtetërore” – Ejup Rustemi në fjalën e tij në vendosjen e gurthemelit të Korridorit 10 D në Prilep, tha se për vendin tonë Korridoret 8 dhe 10D janë mundësi më e mirë për lidhjen me rajonin, projekti ma I madh infrastrukturor dhe strategjik deri më tani, sepse rruga europine e Korridorit 8 është europiane, lidhje e rëndësishme për lindjen dhe perëndimin, na lidh me dy porte, me Burgazin në Bullgari dhe Durrësin në Shqipëri.
“Po aq domethënës është edhe 10D që na lidh me Greqinë, ndaj sot jemi këtu për të nisur hulumtimet gjeo-mekanike në këtë vend dhe të lidhim dy qendrat e Pellagonisë – Prilepin dhe Manastirin. Projektet në këtë rajon nuk do të ndalojnë, ndaj po ndërtojmë për të reduktuar kohën, për të pasur infrastrukturë moderne dhe rrugë të sigurta. Më këto autostrada do të rritet ekonomia vendore, vende të reja të punës, prosperitet ekonomik për vendin tonë…”, theksoi Rustemi.(Indeks.mk)