Edona James kapet me Metin: Ti je gazetar, e ju gazetarët janë shpifësa!

October 22, 2023

Edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova ka filluar para tre dite, e debatet kanë filluar qysh tani.

Edona James shumë vjet më parë doli para medieve e u deklarua si transgjinore duke hequr dorë përfundimisht nga emri Kujtim Shehu.

Me këtë të fundit duket se plasi një sherr në shtëpi qysh tani.

Meti Alshiqi, gazetar, u bë gjithashtu pjesëtar i shtëpisë në Prime-n e parë, e me sa duket filloi t’i prishë marrëdhëniet me Edonën që nga fillimi.

Pasi Meti i lutet që të ulet sepse po fillojnë pyetjet e publikut dhe ata duhet ta respektojnë këtë gjë, Edona i kthehet me një përgjigje interesante: “Ti djalë, mos fol palidhje”.

“Ti je gazetar, gazetarët janë shtincana” shprehet Edona James drejt Metit, duke e vazhduar debatin edhe në oborr, ku Meti i përgjigjet duke i thënë që po e ofendon atë dhe të gjithë gazetarët shqiptarë.

Previous Story

Rrëfehet nëna e Rita Orës: Kisha kancer, fëmijët i kisha të vegjël… (Video)

Next Story

Vuçiq: Rasti “Banjska” taktikë e tmerrshme për Serbinë, po kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës!

Latest from Blog

Go toTop