Personi i radhës që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova 2 është Edona James.
Tashmë ka filluar edicioni i dytë i Big Brother Vip 2 dhe banorët premtojnë dinamika, energji e shumë zhvillime në shtëpinë më të famshme në vend.
Ky spektakël supozohet të zgjasë 3 muaj.
Ajo u bë e njohur pasi tregoi historinë e saj kur kishte bërë ndërhyrje të thellë për ndërrimin e gjinisë në moshën 23-vjeçare, ku ishte shëndërruar plotësisht në femër.
Edona, kishte vujatur nga një lloj i kancerit dhe kishte paralajmëruar se po jeton vitet apo muajt e fundit të jetës pasi sëmundja ishte mjaft e rëndë.
Por në vitin 2020 ka bërë të ditur se gëzon shëndet të plotë dhe do të jetë më aktive për fansat e saj.
Më parë, ajo ka qenë pjesë e Big Brother Gjermania, ku edhe kishte dalë pas katër dite.