Edon Zhegrova është opsioni i dytë për sulmin e Napolit

August 22, 2023

Napoli është në kërkim të një sulmuesi anësorë, pasi Hirvin Lozano do të largohet nga klubi.

Sulmuesi meksikan ka kontratë me Napolin deri në verën e vitit 2024 dhe ende nuk ka pranuar rinovimin.

Nëse këtë javë palët nuk gjejnë gjuhë të përbashkët, atëherë Napoli do ta shes atë për të liruar një pozitë në repartin ofensivë.

Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova është një nga opsionet e Napolit për këtë pozitë.

24-vjeçari ka një vit e gjysmë që është pjesë e Lille dhe pëlqehet shumë nga drejtuesit e kampionit në fuqi të Italisë.

Megjithatë prishtinasi është vetëm opsioni i dytë për Napolin, pasi objektivi kryesor është danezi Jesper Lindstrom që luan me Eintracht Frankfurt.

Corriere dello Sport  ka  raportuar se Napoli do të tentojë transferimin e Lindstrom dhe nëse nuk arrihet ai do të synohet Zhegrova.
Previous Story

“Faleminderit, por nuk kam nevojë për paratë tuaja”, ylli i Juventusit refuzoi milionat saudite

Next Story

Dua Lipa feston ditëlindjen, babai i saj e uroi me fjalë emocionuese

Latest from Blog

Go toTop