Editoriali në Flaka, kthesë në rastin e Lotarisë. Qytetarët në përkrahje të drejtorit shqiptar

Editriali në Flaka me titull: Lotaria Shtetërore për herë të parë drejtohet nga një shqiptar. Pse po ngritet kaq pluhër? ka hasur në shpërdarje masive në mediat presitigjioze të vendit, si në Gazeta Lajm, Zhurnal, e të tjerë.

Editoriali paraqiste anën tjetër të medaljes ndaj sulmeve sulmeve të drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami.

Në editorial u vë në dukje që për herët parë në historikun e këtij institucioni, një kuadër i përkatësisë entinke shqiptare merr drejtimin vetëm në vitin 2022. Nga ky moment fillon beteja mediatike.

“Në të gjitha këto raportime kundër drejtorit Bajrami nuk përmendet një statistikë e rëndësishme që ndërlidhet me përfaqësimin adekuat. Asnjë raportim në media, nuk shkruan që sa ishte përfaqësimi i shqiptarëve para se në krye të këtij institucioni të vinte Bajrami, dhe sa është sot”, vuri në dukje Flaka në editorial.

Dhe editoriali ka hasur në vëmendje të shtuar të opinionit publik.

“Problemi për opozitën Shqiptare qëndron se drejtor nuk është Gorani , por është Shqiptar dhe nga informacionet që kam nga momenti që është bër drejtori shqiptar përfaqësimi Shqiptarëve ështe rritur thuajse 100%, ja ku qëndron problemi se tani tenderimet ju ndahen dhe shqiptarëve jo vetëm Goranit e Zoranit, ky është inati i Shqiptarëve që ne me vite do ngelemi pas pasi qe i sulmojm vetëm drejtoret Shqiptar pa pasur ndonje asryje keqperdorimi por vetem ato partiake, kurse ato drejtoret maqedonas edhe po ti kapin duke vjedhur për atë nuk ka problem pasi që ai është i Strumicës dhe e i mbyllin sy e vesh, sepse opozites ju prishet vëllazeria për bizneset e veta personale…”, komenton një qytetar në lajmin e postuar në Facebook të gazetës Lajm.

“Fiks ashtu eshte. Sot shqiptaret aty jane 30% ne perfaqesim. Para se te vinte Perparim Bajrami aty, shqiptaret ishin 0% te perfaqesuar. Dhe kjo i pengon VMRO-DPMNE e cila permes partive satelite shqipfolese godet drejtorin shqiptar”, komenton një qytetar tjetër te Gazeta Lajm.

Brenda kësaj kohe, vazhdimisht është raportuar për ndarjen e tenderëve, reklamave, qiratë dhe çdo detal tjetër rreth funksionimit të këtij institucioni. Ndjekësit e mediave, mund të vërejnë që tendenca e informimit rreth funksionimit të Lotarisë Shtetërore ka filluar me emërimin e Përparim Bajramit në krye të këtij instutcioni.

Më herët, sikur kjo shoqëri aksione të mos kishte funksionuar fare, të mos kishte bërë furnizime publike e të mos kishte marrë lokale me qira për nevojat e institucionit.

Vënia në shënjestër e këtij institucioni nën drejtimin e Bajramit, pa dyshim që ka një dozë tendence. Kur me institucionin menaxhonin drejtorët e mëhershëm, sikur atje të mos kishte ndodhur asnjë zhvillim. Sikur të mos ishte bërë asnjë prokurim publik.

Në shikim të parë, raportimet në media tërheqin vëmendje nga apostrofimi i firmave që janë shpallur fitues të furnizimeve publike. Janë subjekte afariste me pronarë shqiptarë.

Krijohet përshtypja që pikërisht këtu qëndron problemi. Po të ishte Boganci në vend të Kumanovës, Strumica në vend të Tetovës apo Gjevgjelia në vend të Shkupit, ndoshta nuk do të vërehej aspak.

Po të ishte ndonjë firmë me prefiks Filip, Daniel, Igor apo Pavle, ndoshta nuk do të binte në sy. Apo po të ishte ndonjë pronar me emrin Zoran, Goran apo Boban, nuk do të paraqiste ndonjë problem.
Në shikim të parë, këto përkufizime të editorialit mund të interpretohen si tendencioze, por qëllimi nuk është këtu.

Qëllimi është që raportimet në media duhet të fokusohen tek mënyra procedurale e prokurorimeve, ligjshmëria e furnizimeve të kryera publike.

Në qoftë se ka shkelje ligjore, konflikt interesi apo çfarë do shkelje ligjore, atëherë le të denoncohet dhe instutucionet e shtetit le të veprojnë. Flaka Media

Lexo edhe: EDITORIAL: Lotaria Shtetërore për herë të parë drejtohet nga një shqiptar. Pse po ngritet kaq pluhër?

Share

Go toTop