Edicioni i shumëpritur i Big Brother VIP Kosova, ka tashmë zyrtarisht një datë nisjeje. Ka qenë prezantuesi i programit, Alaudin Hamiti, ai i cili në një intervistë për Prive ka bërë të ditur saktë datën e fillimit të BBVK 2.
Ai tha se është vendosur që zyrtarisht Big Brother VIP Kosova, të nisë të premten e 20 tetorit. Ndërsa kureshtja sa shkon e rritet, në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë emrat që do të bëhen pjesë e tij.
Deri më tani, transjginorja Edona James, këngëtarja Monika Salihu e humorist Gani Gërmia – janë ndër emrat më të përfolur që flitet se do të hyjn në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova u zgjodh reperi i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi.