Edi Sherifovski i vetmi me medalje për Maqedoninë nga garat Ballkanike në Xhudo

October 17, 2023

Kampioni shtetëror i xhudos për peshat deri 81kg Edi Sherifovski doli i argjendtë nga garat ballkanike të cilat u mbajtën në Stamboll të Turqisë. Edi përfaqsoi në menyrë të denjtë Maqedoninë e Veriut në këto gara Ballkanike nga të cilat ishte i vetmi përfaqsues shtetëror i vendit tonë i cili u kthye në shtëpi me medalje.

Përfaqsuesja jonë e seniorëve deri në 23 vjeç këtë fundjavë, 13-15 tetor 2023, mori pjesë në Kampionatin Ballkanik për të rinjtë e moshës deri në 23 vjeç në Stamboll, Turqi.

Në Kampionatin Ballkanik për moshat e reja deri në 23 vjeç morën pjesë garues nga 9 shtete ballkanike: Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Bullgaria, Moldavia, Rumania, Greqia, Mali i Zi dhe Turqia nikoqire.

Përfaqësuesi ynë Edi Sherifovski fitoi titullin nënkampion ballkanik. Sherifovski fitoi ndaj Selahatin Elnas në çerekfinale, në gjysmëfinale mundi Eren Koçak, në finale u mund nga Nihat Karaçan dhe fitoi medaljen e argjendtë.

Pjesa tjetër e përfaqësuesve tanë treguan luftime të mira, por nuk arritën të ngjiteshin në podium dhe as të kalonin në ndonjë rradhitje më e mirë se sa vendi i pestë (5-të).
Më poshtë janë rezultatet në kompeticionin individual dhe ekipor:

Djemtë:

Resart Huseni (- 66 kg) vendi i 7-të.
Andrej Simonoski (- 73 kg) vendi i 7-të.
Georgij Magdeski (- 73 kg) vendi i 7-të.
Edi Sherifovski (- 81 kg) medalje argjendi🥈.
Andrej Çakarovski (- 90 kg) vendi i pestë.

Vajzat:
Liliana Nedanovska (- 63 kg) vendi i 7-të.
Christina Mantaroska (- 63 kg) vendi i 7-të.
Katerina Acevska (+ 78 kg) vendi i 5-të.
Rezultatet e garës së ekipit:
Maqedonia (përzierje ekipore) vendi i 5-të.

Kujtojmë që Edi Sherifovski është kampion shtetëror i xhudos për peshën që ai i takon për më shumë se 10 vite rradhazi.

Previous Story

Gruevski: Partitë opozitare kthimin tim në Maqedoni po e përdorin për folklorizëm politik!

Next Story

Spasovski: Këtë vit parandaluam 10.455 tentime për kalim ilegal të kufijve

Latest from Blog

Go toTop