Mbrojtësi i majtë, Blerton Sheji ishte një nga futbollistët kryesorë të F.C Shkupit tash e disa vite, por ai vetëm si i tillë do të kujtohet.
Indeks.mk njofton se kontrata mes Blerton Shejit dhe F.C Shkupit ka përfunduar dhe e njëjta nuk është vazhduar.
Sipas informacioneve, Sheji ka preferuar të largohet dhe inofrmacionet tona thonë se ai do të transferohet në kampionatin kosovarë, ku do ti bashkohet ekipit të Dritës nga Gjilani.
Kujtojmë, Sheji te Shkupi u prezantua me 25 maj të 2021 dhe pas tre viteve të kaluara në Çair ai vendos të largohet. Te Shkupi, Sheji erdhi nga ekipi i Struga Trim&Lum.
Me skuadrën nga Çairi, strugani ka zhvilluar 94 paraqitje, në kampionat po edhe në garat europiane në të cilat Shkupi ka marrë pjesë në këto tre vite sa Sheji ka qenë pjesë./indeks.mk/