Edhe një gënjeshtër e VMRO-së doli me këmbë të shkurtëra! Soravia është blerë me kredi!

June 26, 2023

Të jesh opozitë e ke komoditetin e lirisë të flasësh çka të duash dhe kështu po vepron edhe VMRO-DPMNE-ja. Herë merret me LSDM-në, e më shumë me BDI-në, duke i marrë në shënjestër nga nivelet më të larta pushtetarë dhe partiake, gjer në nivele më poshtë.

Për të dëshmuar pohimet e veta, shpesh nuk kursehen as familjarët, si në rastin e akuzave për Drin Ahmetin, se gjoja ka blerë me para të dyshimta ndërtesën “Soravia” në Qendrën Tregtare të Shkupit.

Mirëpo, edhe kjo, si edhe raste të tjera, na doli një rrenë me këmbë të shkurtra. Sepse, sot, Drin Ahmeti, së bashku me partnerin e tij nga Tirana, kompaninë “PE-VLA-KU” , dolën publikisht me detajet për procesin e blerjes së kësaj ndërtese si qendër biznesi.

Ahmeti dhe pronari i kompanisë në fjalë, Vladimir Pjetërgjokaj sqaruan se kanë tërhequr linjë kreditore nga banka Credins me vlerë 6 milion euro me qëllim mbulimin e borxhit të kompanisë prej 20 milion euro.

“Unë nuk kam investuar asnjë qindarkë në blerjen e Soravias. Borxhi i kompanisë është 20 milionë euro. Kompania “PE-VLA-KU” me përfaqësues Vladimir Pjetërgjokajn ka marrë linjë kreditore prej 6 milionë eurosh në Shqipëri. Ne e kemi marrë përsipër këtë borxh sepse kemi projekt zhvillimor”, u deklaroi gazetarëve Drin Ahmeti.

Nuk e dimë si do të ragojnë nga VMRO-DPMNE, por një fjalë popullore shqipe thotë: “nëse kemi hëngër petën, tepsia ja ku është” dhe me fletë-vërtetimin bankar të kredisë, bien poshtë të gjitha pohimet e VMRO-së dhe mediave të afërta me të, se në këtë rast fshihet ndonjë skandal financiar për shkak të lidhjeve me pushtetin./indeks.mk

Previous Story

Flet burri që humbi gruan dhe djalin nga përmbytjet në Pejë: Shtëpia u përmbyt për 30 sekonda

Next Story

Nëna e la vetëm në shtëpi për të shkuar me pushime, ndërron jetë fëmija 16-muajshe

Latest from Blog

Go toTop