Edhe Nico Williams nuk ia del: De La Fuente thërret një lojtar të Sociedadit

October 9, 2024

SPANJE – Nico Williams do të mungojë gjithashtu në angazhimet e Ligës së Kombeve të planifikuara për në tetor me kombëtaren spanjole.

Siç u vërejt pak çaste më parë nga La Roja, i talentuari Athletic Bilbao, i lindur në vitin 2002, është i destinuar të marrë çantat dhe të kthehet në klubin bask për shkak të një dëmtimi fizik.

Në vend të tij, tekniku Luis De la Fuente ka zgjedhur të thërrasë Sergio Gómez, një anësor i djathtë i Real Sociedad, pas lëvizjes së tij nga Manchester City në verë.

Deklarata zyrtare

“Sulmuesi i Athletic Club nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet në Murcia dhe Córdoba për shkak të një dëmtimi fizik.

Nico Williams është përjashtuar nga kampi stërvitor për shkak të një dëmtmimi fizik dhe nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e tretë dhe të katërt të UEFA Nations League në Murcia dhe Córdoba.

Sulmuesi u largua nga Ciudad del Fútbol i Las Rozas pas bisedimeve midis shërbimeve mjekësore të klubit të tij dhe ekipit kombëtar”.

Në vend të tij, Sergio Gómez nga Real Sociedad do t’i bashkohet skuadrës së Luis de la Fuente.

Lista e përditësuar e kombëtares së Spanjës:

Portierë: Álex Remiro, David Raya, Robert Sánchez.

Mbrojtës: Pau Torres, Aymenic Laporte, Dani Vivian, Marc Cucurella, Alejandro Grimaldo, Pau Cubarsí, Óscar Mingueza, Pedro Porro.

Mesfushorë: Aleix García, Martín Zubimendi, Álex Baena, Fabián Ruiz, Mikel Merino, Pedri.

Sulmues: Álvaro Morata, Lamine Yamal, Ferrán Torres, Sergio Gómez, Mikel Oyarzabal, Yeremi Pino, Joselu.SEFutbol

Previous Story

Ademi për ndeshjet kundër Qipros dhe Lituanisë: Jemi të motivuar dhe bashkuar

Next Story

Aguero në konflikt me Barçën: klubi refuzon t’i japë 3 milionë për vetëm 5 ndeshje!

Latest from Blog

Go toTop