Edhe këtë vit Dua Lipa zgjedh Shqipërinë për pushimet verore

July 27, 2023

Sa herë ajo vjen në Shqipëri bën bujë, si për koncerte,projekte ashtu edhe për pushime. Po flasim për artisten e talentuar, Dua Lipa e cila edhe këtë verë ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar disa ditë pushime.

Ajo sot ka publikuar në Instagramin e saj disa foto, ku duket se ka zgjedhur jugun e vendit për të bërë plazh, teksa ka shkruar se është kthyer në shtëpinë e saj.

Ajo duket shumë në formë, me një pamje të freskët, e gatshme për të bërë ca ditë pushime të paharrueshme në Shqipëri.

Me siguri ka ardhur me familjen dhe partnerin e saj, regjisorin e njohur, Romain Gavras, me të cilin e konfirmoi lidhjen në prill të këtij viti.

Na ngelet të shohim se çfarë do postojë Lipa gjatë këtyre ditëve për të zbuluar nëse i dashuri i saj është shoqëruesi në këto pushime.

PAMJE KËTU

 

Previous Story

Kjo artiste ishte dashuria e madhe e Behxhet Pacollit (FOTO)

Next Story

“Kujdes këto 4 shenja të horoskopit”/ Gushti sjell debate, sherre dhe pasiguri…

Latest from Blog

Go toTop