Edhe gjatë fundjavës mot jo i mirë në Maqedoni

April 7, 2023

Gjatë fundjavës dhe në fillim të javës do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale të shiut, ndërsa në male do të ketë borë.

Siç kumtoi DPHM, moti nesër do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 10 deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryejë erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të ulet në -2 ndërsa ajo maksimale do të arrijë 14 gradë Celsius.

Previous Story

‘Aq shikime sa arriti Big Brother i vjetshëm, ka arritur vetëm Luiz!’

Next Story

Pendarovski: Koncepti i shumicës dhe pakicave në Maqedoni është tejkaluar, ka përfunduar me Marrëveshjen e Ohrit

Latest from Blog

Go toTop