“E zhveshur nuk hyn në xhenet”, Fero “godet” me deklaratat për Arbenitën…

September 14, 2023

Fero (tashmë Khattab) duket se e ka shndërruar në traditë që të lëshojë nga një ‘bombë’ çdo ditë përmes rrjeteve sociale.

Në orët e hershme të mëngjesit, ai ka befasuar sërish, teksa ka folur për raportin me Arbenitën.

‘Unë jam musliman tash dhe nuk kam lidhje me atë që ish-gruaja ime bën. Ne kemi jetët tona me respekt për njëri-tjetrin sepse kemi një vajzë por sot jam musliman dhe nuk kam asnjë relacion me të. Ajo zgjodhi jetën e saj’, është shprehur ai.

Paraprakisht, Fero pa ndarë një thënie islame që precizon se xheneti është i pamundur për femrat që e ekspozojnë trupin, duke sulmuar në këtë formë Arbenitën për postimet e saj të fundit.

Pas daljes nga burgu, ata i dhanë një tjetër shans lidhjes së tyre. Fero u pa disa herë në Gjilan me modelen por duket se ndryshimi i shpejt i mënyrës së jetesës ka bërë që ndarja mes tyre të jetë përfundimtare duke i vënë vulën kësaj pune edhe për një tjetër herë.

Previous Story

Pas Korridorit 8, nisin punët edhe për Korridorin 10D! Sot fillon ndërtimi i autostradës Prilep-Manastir

Next Story

Drita në qiell para tërmeteve shkatërruese, shkencëtarët japin shpjegimin e tyre

Latest from Blog

Go toTop