“E vranë për 3 mijë euro”, flet vjehrri i Liridona Murselit: Fëmijët janë të tronditur!

Shaban Murseli tha për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti për News24, se gjendja e dy fëmijëve të viktimës, që ndodheshin në automjet kur grabitësit u bënë pritë dhe djali i tij janë në gjendje të rëndë psikologjike.

Vjehrri i viktimës tregoi se Liridona ka pasur në çantë një shumë prej 3 mijë euro dhe sipas tij, ajo dyshohet se ka bërë rezistencë ndaj është qëlluar nga grabitësit.

“Naimi ishte duke ngarë makinën. Ata i kanë dalë me armë para makinës. Kur ju kanë dalë me armë, Naimi e ka kuptuar se do të vriten të gjithë dhe ka ikur nga makina”, tha ai një prej versioneve të ngjarjes.

Ndërsa tregoi edhe një tjetër variant, “ku Naimi ka hapur derën e fëmijëve dhe i ka thënë bashkëshortes; ik, por ajo ka bërë rezistencë”, duke shtuar: “Por mund të jetë ngatërruar me rripin e sigurimit pasi ishte stresi”.

“Jemi shumë keq. Dy fëmijët ishin në prokurori, tani po kthehen nga rruga. Edhe unë shpresoj që të kenë qenë dhe psikologët të pranishëm. Gjendja e Naimit është e rëndë. Naimi është duke u kthyer nga Prishtina

Nga Suedia kam mbërritur sot në mëngjes, dhe nuk jemi takuar ende. I kam lexuar mediat. Dikush thotë që është një makinë me targa të huaja, apo ka një dyshim tjetër. Ndoshta mund të ketë edhe lidhje me detyrën

Sipas çdo informacioni që kam, këta ishin duke u vendosur në shtëpi të re. Liridona kishte pasur një shumë të konsiderueshme në çantë dhe ka bërë rezistencë.

Kanë pasur diku te 3 mijë euro. Naimi ishte duke ngarë makinën. Ata i kanë dalë me armë para makinës. Kur ju kanë dalë me armë, Naimi e ka kuptuar se do të vriten të gjithë dhe ka ikur nga makina. Flitet dhe një variant tjetër ku ka hapur derën e fëmijëve dhe i ka thënë bashkëshortes; ik, por ajo ka bërë rezistencë. Por mund të jetë ngatërruar me rripin e sigurimit pasi ishte stresi”, tha ai.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.