Ish e dashura e futbollistit të njohur Mergim Berisha, Vesa Vllasaliu gjatë pjesëmarrjes në “BBVK” ka ardhur me akuza të forta për bashkëshorten e ish-partnerit të saj, Edona.
Vesa tha se shkaku i ndarjes me futbollistin ishte ish-shoqja e saj e ngushtë Edona, megjithëse këto deklarata kjo e fundit i ka mohuar në një intervistë për emisionin “Fol Shqip Show”.
“Nuk jam shoqe e ngushtë me Vesën, nuk ia ka marrë të dashurin dhe nuk është e vërtetë ajo se çfarë po flitet, kërkoj nga njerëzit që të mos i paragjykojnë dikë kur nuk e dinë të vërtetën, fillimisht dëgjoni të dy anët e historisë.
Unë nuk e konsideroj shoqe të ngushtë dikë që e kam parë dy-tri herë, ne njihemi se jemi të dyja të Gjilanit, është e pamundur të mos njihemi, Kosova nuk është e madhe, shoqja e imja e vërtetë është dikush që të përkrah në çdo situatë të jetës, që e njeh me vite, që e njeh me familje, ajo nuk ka qenë e tillë, jo ajo nuk është shoqe e imja e ngushtë, ne jemi parë vetë dy-tri herë, ne jemi njohur në një klub, por nuk më kujtohet saktë se si jemi njohur”, tha Edona.
Ndërsa vazhdoi: “Unë dhe Mërgimi njihemi para se të njihja Vesën, ne njihemi që kur ishim 17 vjeç, por prej atëherë nuk kemi patur kontakt, unë nuk isha e informuar se ata janë ndarë, isha me shoqe në Turqi dhe unë e kisha postuar foto në ëhatsapp, ai e ka parë dhe më ka shkruar, unë nuk e dija që ata ishin të ndarë, ai më tregoi që nuk janë më bashkë”.