E rrallë: Çifti izrealit shkon në dasmën e tyre me tank

October 30, 2023

Rom Lev Sade dhe Tal Koresh këtë të premten kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.

Dyshja u panë të hipur në tanke  pranë kufirit me Libanin pasi fillimisht u desh të shtynin ceremoninë pas inkursionit të Hamasit.

Ishte hera e dytë që çifti duhej të riplanifikonte dasmën, e cila do të mbahej javën e kaluar. Kjo u shty kur Sade u dërgua në ushtri.

Dasma, për kerr të nuses pati një tank, ndërsa kremtja u zhvillua në një hapësirë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Përpara shkuarjes në ushtri, çifti jetonte në Tel Aviv, ku Sade punonte në fushën e marketingut dhe Koresh kishte një ëmbëltore, raporton “The Telegraph”.

Previous Story

Turma futet në aeroportin e Dagestanit në kërkim të hebrenjve (VIDEO)

Next Story

Çedomir Jovanoviq i rikthehet politikës: Kam motive të forta personale!

Latest from Blog

Go toTop