E rëndë/ Gjendet në një makinë me 7 meshkuj, përdhunohet në grup 15-vjeçarja në Kosovë

April 13, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një 15-vjeçare është përdhunuar nga disa persona.

Mësohet se ngjarja është zbuluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi e mitura është gjetur brenda një makine me 7 persona të tjerë, të gjithë meshkuj në moshë madhore.

Dyshimet për abuzim u ngritën pasi në momentin kur janë gjetur nga patrulla e policisë së Kosovës, e mitura dhe 3 persona kanë qenë të shtrirë në bagazhin e automjetit. Ndërkohë, në polici 15-vjeçarja ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me njërin prej tyre. Bazuar në dëshminë e saj, ngjarja ka ndodhur në një motel në dalje të Prishtinës. Po ashtu, një prej djemve, një 22-vjeçar ka pranuar të ketë kryer marrëdhënie me të miturën.

Vajza është dërguar për ekzaminim gjinekologjik, dhe pas analizave pritet të kuptohet nëse dhe personat e tjerë të kapur kanë abuzuar me të.

Previous Story

Të pandarë dhe jashtë, Olta dhe Maestro bëhen bashkë, një falenderim special për ndjekësit

Next Story

Papa Françesku pro aplikacioneve për takime: Është normale dhe është shumë mirë

Latest from Blog

Go toTop