E frikshme! Shqiptari kapet duke vozitur me shpejtësi 215 kilometra në orë

May 25, 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka ndaluar një person i cili ka lëvizur me 215 kilometra në orë në zonën ku kufizimi ishte 80 kilometra në orë.

I njëjti, lëvizte në këtë shpejtësi në rajonin e Mitrovicës.

Njoftimi nga Policia:

Më datën 25.05.2023 rreth orës 04.00 shoferi i veturës Audi, ka tejkaluar patrullën e trafikut në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, duke arritë shpejtësinë e veturës në 215 km/h, në zonën e kufizimit 80.

Në bashkëpunim me patrullën e rajonit të Mitrovicës është ndaluar ngasësi i automjetit në fsharin Gracë. Ndaj shoferit janë ndërmarrë masat ligjore.

Previous Story

Nesër i jepet lamtumira e fundit Jetmira Bekës, 28 vjeçares që u vra nga bashkëshorti i saj

Next Story

“Seriali ‘Rrushe’ ka qenë i titruar edhe gjatë transmetimit në Kosovë, zbulohet arsyeja përse ky vendim…

Latest from Blog

Go toTop