E dhimbshme: Nëna e kupton në taksi se djali e nisi për në shtëpinë e pleqve

Në rrjetet sociale po qarkullon një video që thuhet se u realizua në Meksikë, e cila tërhoqi shumë vëmendje dhe përloti shumë.

Nëse duhet besuar përshkrimi, vajza që punon si shofere e Uber mbërriti në vendin e rënë dakord dhe mori gruan e moshuar. Më pas ai i shpjegon se do ta çojë në një shtëpi pleqsh dhe aty fillon drama.

Dyshohet se udhëtimin e ka paguar djali i gruas, por ajo nuk e dinte se ku po e çonin. Kur e kuptoi se çfarë po ndodhte, ajo filloi të lutej.

“Çfarëdo që të kanë dhënë, do të jap dyfish, vetëm mos më përzë. Unë kam shtëpinë time. Thuaji djalit tim se nuk do ta shqetësoj më me hallin tim”, tha gruaja e shqetësuar.

closevolume_off
Vajza pas timonit nuk i ka mbajtur dot emocionet. Ajo qan dhe shpjegon se e ka marrë tashmë pagesën dhe nuk mund ta kthejë.

“Ç’të kam bërë, bir, dashuria ime… pse po e bën këtë nëse jam nëna jote”, thotë gruaja në ulësen e pasme.

Share

Go toTop