“E dashura ime e re”, Loredana puthet me një vajzë, videoja bëhet virale

March 31, 2023

Reperja e njohur Loredana shpesh ndan momente nga jeta e saj në rrjetet sociale, duke përditësuar ndjekësit me projektet e reja apo koncertet, por edhe me përditshmërinë e saj.

Së fundmi, Loredana ka habitur ndjekësit dhe ka marrë shumë komente në një video të postuar në TikTok. Në video reperja shfaqet duke puthur në buzë një vajzë dhe ka shkruar: “E dashura ime e re (my new girlfriend)”

Në fakt “my new girlfriend”, mund të përdoret edhe për të cilësuar një shoqe të ngushtë.

Kujtojmë se ka patur shumë spekulime nëse Loredana është apo jo në një lidhje e me anë të një postimi në Instastory duket se ka pranuar se ka gjetur dashurinë e saj.

Kjo pasi teksa ka ndarë me ndjekësit një foto të dorës së saj ku mban një orë elektronike e cila është e lidhur me telefonin dhe mesazhet shfaqen aty.

Por duket se në mënyrë të qëllimshme reperja ka zgjedhur të zbulojë mesazhin që i është dërguar dhe shkruhet: “Të dua zemër”.

Previous Story

Mjeku kosovar: Shqiptarët ushqehen më keq se gjermanët

Next Story

Rita Haziri me fjalë prekëse pas vdekjes së vjehrrës

Latest from Blog

Go toTop