E dashura e re e Ledri Vulës dikur ka qenë shoqe me Sara Hoxhën

October 6, 2024

Duket se një ngjarje e ngjashme po përsëritet sërish në shoubizin shqiptar.

Ajo që dikur ndodhi me Beatrix Ramosajn e Bora Zemanin, tani po rikthehet te një tjetër çift.

Tashmë prej disa javësh po flitet për një lidhje dashurie mes Ledri Vulës dhe Rina Zaitit.

Kjo e fundit dikur ka qenë shoqe me ish-partneren e reperit, pasi i bënte komente nëpër fotografi.

Kjo ndodhi edhe me Beatrix, e cila para se të lidhej me Donaldin në Big Brother VIP, i bënte komente Borës.

Sidoqoftë, Ledri u fotografua me të fillimisht duke kaluar pushimet në Shqipëri e tani në rrugët e Londrës.

Dyshja në ndërkohë këtë gjë nuk e kanë pohuar e as mohuar akoma.

Sara nga ana tjetër ka bërë të ditur se ka blerë një apartament në Tiranë, ku do të zhvendoset me të bijën. /Telegrafi/

Previous Story

Xiaomi thyen rekord në shpejtësinë e karikimit

Next Story

Qindra aktivistë nga Hasanbegu, Haraçina me rrethinë braktisin VLEN-in, pritet të kalojnë në Frontin Europian (FOTO)

Latest from Blog

Go toTop