Dyshohet se në manastirin e Banjskës gjendet sasi e madhe e armatimit

September 24, 2023

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se Njësia Speciale ka hyrë brenda në manastirit të Banjskës në Zveçan.

Burimet e Sinjalit nga veriu bëjnë të ditur se është gjetur sasi e madhe e armatimit brenda manastirit ku është ngujuar grupi kriminal i armatosur në komunën e Zveçanit.

Po ashtu, informacionet e para bëjnë të ditur se një veturë e tipit xhip me ngjyrë ushtarake dhe 4 motorra me 4 rrota kanë rënë në duart e Policisë.

Sipas informacioneve të para, një sulmues i plagosur që u kap nga Policia është lutur që t’i shpëtohet jeta derisa ka deklaruar se ka edhe persona të tjerë të plagosur.

 

 

Previous Story

Gostivari mund Vardarin, fitojnë Shkupi, Struga dhe Shkëndija

Next Story

Komuna e Çairit lë nxënësit pa transport të organizuar! Japin arsyetim qesharak për problematikën…

Latest from Blog

Go toTop