Dy vite pa Albright, Ahmeti: Nuk i harroj asnjëherë takimet e realizuara me të dhe përkrahjen që i jepte gjithmonë kauzave tona

March 23, 2024

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes rrjeteve sociale ka rikujtuar dy vjetorin e ndarjes nga jeta të Madeleine Albright, që sipas Ahmetit ka qenë një nga politikanet dhe diplomatet më të shquara që ka pasur bota.

Shkrimin e tij përkujtues Ahmeti e ka shoqëruar me një fotografi të vjetër nga një takim që ka pasur me Albright dhe ka potencuar se asnjëherë nuk i harron takimet e realizuara me të, energjinë e saj pozitive, karakterin paqedashës dhe përkrahjen që i jepte gjithmonë kauzave tona kombëtare.

Shkrimi i plotë:

U bënë sot dy vite që kur u nda nga jeta një nga politikanet dhe diplomatet më të shquara që ka pasur bota, Madeleine Albright.
Nuk i harroj asnjëherë takimet e realizuara me të, energjinë e saj pozitive, karakterin paqedashës dhe përkrahjen që i jepte gjithmonë kauzave tona të drejta kombëtare, si pavarësisë e Kosovës, ashtu edhe rrugës sonë të integrimit në NATO dhe Bashkimin Europian.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe veprën e saj madhore të promovimit të paqes botërore!

Previous Story

E pranon deputetja e VMRO-së: Në bllokun shqiptar BDI-ja fiton VLEN-in

Next Story

BDI: Opozita shqiptare ndanë shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe sulmon mediat e gazetarët

Latest from Blog

Go toTop