Dy gra kosovare i rrahin dy policë, pasi u nervozuan me gjobën që e morën…

October 21, 2023

Dy gra janë arrestuar në fshatin Penuh të Podujevës, pasi të njëjtat kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Sulmi fizik ndaj zyrtarëve policorë ka ndodhur si shenjë pakënaqësie nga të dyshuarat pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik.

“Si pasojë e sulmit njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarat janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Previous Story

Shqiptarja, Mira Murati në panel me Bill Gates në 10 vjetorin e programit Code Tech Education

Next Story

Grumbulloi mish pa afat dhe e bëri suxhuk, arrestohet prodhuesi…

Latest from Blog

Go toTop