Durrësi do të ketë një pamje krej tjetër natën, Rama: Ndriçim modern me teknologji LED

October 13, 2023

Durrësi do të ketë një pamje krej tjetër natën. Kjo për faktin sepse rrugët do të kenë një sistem ndriçimi modern me teknologji LED, e cila ofron më shumë kursim dhe shkëlqim.

Kryeministri, Edi Rama ndau sot pamje nga sistemi i ndriçimit modern me teknologji LED të vendosur në qytetin bregdetar.

Me këtë sistem janë ndriçuar rrugët “Bisht Kamza”, “Tasim Këlliçi”, “Juba” dhe “Ardenica”.

“Puna për ndriçimin vijon edhe në rrugë të tjera të qytetit për të rritur sigurinë e lëvizjeve të qytetarëve dhe vizitorëve’, shkruan Rama.

Previous Story

Biznesi kërkon ndryshimin e ligjit të para 12 viteve dhe angazhimin e pushtetit vendor

Next Story

Zgjerohet KFOR-i në Kosovë, i shtohen edhe 130 ushtarë rumunë

Latest from Blog

Go toTop