Dullovi: Diskreditimi i kolegëve gazetarë nga Shqipëria dhe Kosova akt i papranueshëm për një shoqëri demokratike

Analisti dhe gazetari Lirim Dullovi u është bashkuar reagimeve të sotme kundër diskreditimit që anëtari i Lëvizjes Besa, Adnan Aziri u ka bërë gazetarëve nga Shqipëria dhe Kosova. Ai ka cilësuar retorike e përdorur nga Azizi si akt i papranueshëm në një shoqëri demokratike dhe ka këshilluar atë të kërkoj falje për fjalorin e përdorur denigrues.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Diskreditimi i kolegëve gazetarë nga Shqipëria e Kosova nga një eksponent lokal i Lëvizjes Besa, është një akt i papranueshëm për një shoqëri demokratike.
I nderuar Adnan Aziri, keni akuzuar rëndë kolegët tanë nga Kosova e Shqipëria.
Ata, në vendet e tyre janë vlerësuar lartë për punën që bëjnë, pavarësisht që ju, po ndoshta edhe unë, në disa raste nuk ndajmë me ta të njëjtat pikëpamje. Megjithatë, kjo nuk na jep të drejtë as mua, dhe askujt tjetër, që të baltos këto figura duke shpifur akuza të rënda se janë të shitur.
Nuk dëshiroj të besoj që motivi juaj për këtë akuzë qëndron në AAA (Autonom, Autentik, Autokton), një koncept mendor, i cili u bë edhe koncept politik i disa shqiptarëve në këtë shtet, që në mënyrë të paturpshme po mundohen të krijojnë një identitet të ri, ndryshe nga shqiptaria shtetërore proamerikane në Kosovë dhe ndryshe nga Shqiptaria proevropiane në Shqipëri. Besoj që ju nuk mendoni se të këqijat për shqiptarët e Maqedonisë në të kaluarën kanë ardhur nga Kosova dhe Shqipëria.
Për këtë shkak, do t’i bënit nderë edhe vetes edhe opozitës shqiptare të kërkonit sa më parë ndjesë për këtë gabim dhe fyerje të rëndë që i bëtë kolegëve tanë nga Kosova dhe Shqipëria!” – ka shkruar Dullovi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.